Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz dhe Shkodër, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Vlorë e Elbasan.
Mirela Cami, drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor informon se rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.
Për fat të keq kemi dhe një humbje jete, duke e çuar në 35 numrin e viktimave. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59-vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv kryesisht nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.
COVID-19 – Statistika (11 Qershor 2020)
- Testime totale 19562
- Raste pozitive 1385
- Raste të shëruara 1001
- Raste Aktive 349
- Humbje jete 35 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
- Tiranë 211
- Shkodër 42
- Krujë 32
- Kamëz 23
- Durrës 16
- Mat 9
- Lushnje 5
- Tropojë 2
- Korçë 1
- Librazhd 1
- Mallakastër 1
- Lezhë 1
- Pukë 1
- Berat 1
- Ura Vajgurore 1
- Vlorë 1
- Elbasan 1





