Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në QN-të e Durrësit prej mëngjesit të sotëm.
Aktualisht nga numërimi i 45 kutive nga 324 në total, kandidatja socialiste, Valbona Sako ka marrë 5 165 vota.
Ndërsa kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari ka marrë deri më tani vetëm 712 vota.
Diferenca mes dy kandidateve për bashkinë e Durrësit është mjaft e thellë, prej 4 453 votash.





