Në mesnatë ka nisur procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Durrësit, ndërsa deri rreth orës 07:30 të këtij mëngjesi janë numëruar 181 kuti numërimi, nga 337 që është totali.

Kandidatja e PS-së Emiriana Sako kryeson me 20,755 vota, e ndjekur nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka me 10,379 vota, ndërsa Luan Hoti i PD-së ka arritur të mbledhë 4,784 vota.

Rezultati:

Emirjana Sako PS – 20,755 – 57.8%

Ardian Muka SHL – 10,379 – 28.9%

Luan Hoti PD – 4,784 – 13.3%