Vijon procesi i numërimit të votave në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa bashki ka përfunduar ky proces.
Nga përditësimi i të dhënave të KQZ, mësohet se deri më tani (ora 14:31) janë numëruar 2386 kuti nga 5199 në total, ku:
PS 334697 vota 49.17%
PD-AN 264822 vota 38.91%
LSI 48738 vota 7.16%
Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.





