Pas rreth katër orësh nga mbyllja e qendrave të votimit, ka nisur numërimi i fletëve të votimit në garën për kryetarin e bashkisë së Kukësit.
Në 13 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, rezulton se Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka grumbulluar 3570 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 2501 vota.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje në Bashkinë e Kukësit ishte 45.63%.