Komisioni Qendron i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me procesin e numërimit të votave në shkallë vendi.
Deri më tani, janë numëruar 4918 kuti nga 5199 në total, ku vijon të kryesojë Partia Socialiste me 715739 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 579440 vota, LSI me 100734 dhe PDS me 32880 vota.
E përkthyer në mandate, PS 74, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3. Ndërkohë, deri më tani janë numëruar 78217 vota të pavlefshme.





