Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qarqeve të vendit. Në rang vendi janë numëruar deri më tani 3842 kuti votimi nga 5362 gjithsej.

Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 48% të votave dhe merr 72 deputetë në rang kombëtar, 2 më pak se pak orë më parë.

Në vendin e dytë renditet PD me 29% ose me 44 mandate në rang kombëtar.

Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 15% të votave ose 19 mandate deputetësh.

Ndërsa i vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.