Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 73% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.





