1nëntor 2015 – Rezultatet e deritashme në Turqi nxjerrin fituese Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit Recep Rayyip Erdogan.
Në bazë të votive të numëruara deri tani në Turqi, partia e Erdoganit prin me 50.5 % të votave. Deri tani, janë numëruar rreth 80 % e votave në Turqi. Partia Popullore Republikane e cila shihej si pretendentja dhe rivalja më e fortë e partisë së Erdoganit, deri tani ka mbledhur 24 % të votave derisa partia pro-kurde deri tani ka 10% të votave.
Kryeministri dhe lideri i partisë AKP, Ahmet Davutoglu ka shkruar në Tëitter: “Falënderimi i takon Zotit”.
/portali DurresLajm/