Ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët e qarkut të Durrësit.
Paraprakisht mësohet se në KZAZ-në nr.23, e pozicionuar në shkollën “Jan Kukuzeli” janë numëruar 5 kutitë e para.
Nga këto kuti, më i votuari është kryeministri Edi Rama, i cili ka marrë 235 vota, Lefter Koka 184 vota, Klodjana Spahiu 68 vota dhe Milva Ekonomi me 47 vota.
Ndërsa nga kandidatët demokratë, Igli Cara ka siguruar 223 vota duke ngushtuar diferencën me kreun e qeverisë.





