19 janar 2015 –  Prefekti Fulvio Della Rocca Nr. 2 i policisë italiane ( ish kuestori i Venecias) në një vizitë rrufe në Shqipëri do të takojë krerët e rendit dhe do të inspektojë ambiente e zyra të policisë shqiptare.

Pas vizitës së Kryeministrit Renzi në 30 dhjetor dhe të ministrit të brendshëm Alfano, javën e shkuar, tashmë është radha e Nën/Drejtorit të përgjithshëm të policisë italiane për të vizituar Shqipërinë.

Kryeministrit Renzi, gjatë vizitës së tij iu ngatërruan nëpër këmbë kufoma të tragjedisë së tragetit Norman Atlantic dhe të rimorkiatorit shqiptar.

2-3 orë para vizitës së ministrit Alfano në Tiranë, u krye një vrasje dhe një tentativë atentati me Berretta “cana-lunga” e granatë dore, plus problemet e rrjeteve xhihadiste Italo –shqiptare nga Busetto në Imperia.

Vizita e prefektit Rocca po kryhet në një atmosferë të rënduar me laboratorë e kuintalë kokaine në Xibrakë, me kuintalë kanabisi e hashashi Progonati në Leçe, e me serial autobombash në Durrës, shoqëruar me suksese pa fund në prangosjen e hajdutëve të korentit dhe ndërtuesve abuzivë.

Fatkeqësisht, policia shqiptare me këta të fundit është tepër larg standardit human të karabinierëve italianë të vitit 1947 të filmit neorealist “Catia-Il Tetto”.

Mirë se vini prefekt Fulvio në tokën e”rilindur” të  shqiponjave, drogës, autobombave dhe xhihadistëve!

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/