23 shtator 2015 – Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për këngëtarin e mirënjohur shqiptar Frederik Ndoci. Shkak për këtë është bërë mbërritja e një materiali hetimor nga drejtësia holandeze.
Numri i celularit të Ndocit rezulton të ketë dalë gjatë hetimeve të kryera nga prokurorët holandezë, të cilët po investigonin veprimtarinë e një shqiptari të quajtur Fatlum Kadija alias Olti Kadija nga Shkodra, por banues në Tiranë, shkruan “Shqiptarja.com”.
Gjithmonë sipas materialit hetimor të mbërritur nga Holanda në Shqipëri, Fatlum Kadija rezulton i dënuar për një vrasje në vitin 2002 dhe se ka lidhje të forta me një organizatë kriminale që veprimtarinë e saj e ka në trafikun e narkotikëve dhe ku drejtuesit e saj janë nga Fieri.
/portali DurresLajm/