Për shkak të rritjes të lartë të rasteve të reja të infektuar nga koronavirusi, mediet gjermane raportojnë se qeveria federale do të klasifikojë Serbinë dhe Shqipërinë, në listën e vendeve me rrezik për shkak të situatës së Covid-19.  

Ky vendim pritet të jepet ditën e dielë.

Të kthyerit që vijnë nga këto vende dhe që nuk janë vaksinuar plotësisht ose nuk janë shëruar, duhet të karantinohen për 10 ditë.

Ndërsa mund të mos e kryejnë karantinën e plotë vetëm nëse pas 5 ditësh tamponi i nxjerr negativ.