Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar ditën e sotme se është hapur spitali “Covid 3” për të gjithë personat e prekur nga koronavirusi që kërkojnë hospitalizim.
Manastirliu thotë se është riaktivizuar plani për përballimin e situatës për t’iu përgjigjur fluksit në spitale.
Ajo thekson se synimi tashmë është frenimi i përhapjes së pandemisë në vend dhe për të lehtësuar pasojat.





