Roma nuk dorëzohet kurrë. Këtë nuk e themi ne, por statistikat. Skuadra kryeqytetase ia ka dalë të marrë 9 pikë së fundmi në Serie A, vetëm falë golave në limite. Kjo tregon shumë për këtë ekip dhe për trajnerin Mourinho, që kërkon të marrë nga djemtë e tij, gjithmonë më të mirën.

Kujtojmë golin e Abraham ndaj Spezias, barazimin e Pellegrimit në Udine, “rrjetën” e Smalling ndaj Salernitanës, apo edhe vendosjen e ekuilibrave nga El Shaarawy ndaj Romës.

Golat:

Spezia-Roma 1-2 (Abraham 99’) +2

Udinese-Roma 1-1 (Pellegrini 94′) +1

Roma-Salernitana 2-1 (Smalling 85′) + 2

Napoli-Roma 1-1 (El Shaarawy 90′) + 1

Kryeqytetasit, deri më tani kanë grumbulluar 58 pikë, pas 33 javësh kampionat. Sot, në program është një sfidë tejet e vështirë, si ajo me kampionët e Italisë, Inter. Synimi është një vend për në Europë.