Darwin Nunez e ka shkruar emrin e tij në histori të futbollit anglez.

Sulmuesi uruguaian ishte me të vërtetë i pafat në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Chelseat, në derbin e Premierligës.

Nunez nuk arriti të shënonte përkundër rasteve të shumta të krijuara për të.

Futbollisti jug-amerikan e qëlloi shtyllën plot katër herë, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë në histori të Premierligës prej kur kanë nisur të llogariten statistikat e tilla.

Madje, ai e qëlloi shtyllën edhe nga penalltia. 

Por, për fatin e mirë të Nunez, Liverpooli fitoi me rezultat bindës, 4:1 ndaj Chelseat për ta ruajtur lidershipin në kampionatin anglez.

Sa për informatë, golat për “Reds” i shënuan Jota, Bradley, Szoboszlai e Diaz, kurse golin e pamjaftueshëm për “Blues” e shënoi Nkunku.

Ekipi i Jurgen Kloppit i ka 51 pikë, 5 më shumë se Manchester City dhe Arsenal, por që kampionët aktualë anglezë e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.