Nuredin Dumani, personi që dyshohet se fshihet pas disa ngjarjeve kriminale ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Dumani ka pranuar të tregojë për ngjarjet kriminale ku është përfshirë dhe se kush ishin porositësit e krimeve që ai ka kryer.

Një nga ngjarjet e rënda për të cilin ai ka rrëfyer ka qenë masakra e Bradasheshit, ku është ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.