Agjentë italiane kanë zbarkuar në SPAK, për të marrë në pyetje vrasesin me pagesë Nuredin Dumani, nga dëshmia e të cilit u zbuluan disa vrasje te bujshme. 

Dyshohet se Dumani ka dijeni edhe mbi ngjarje të rënda kriminale të ndodhura jashtë vendit.

Gsazetarja Klodiana Lala raporton se sipas informacioneve hetuesit e antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për disa episode mes tyre edhe për trafik lendesh narkotike por edhe vepra të tjera penale.

Burime te tjera bëjnë me dije se interes per te pyetur vrasesin me pagese per ngjarje te caktuara ku jane perfshire grupe kriminale shqiptare kane shfaqur edhe angjenci te tjera ligjzbatuese te vendeve europiane.

Po kush është Nuredin Dumani?

Nuredin Dumani është një emër shumë i njohur për policinë. Emri i tij u lakua në tetor të vitit 2020, kur ai u shpall në kërkim si autor i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai të Talo Çelës.

Ai është autor i dyshuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e kryer në bashkëpunim me Talo Çelën, sipas Policisë dhe dy personave të tjerë.

Autorësia e tyre në këtë ngjarje është dëshmuar nga i penduari i drejtësisë, Klevis Alla, ndërsa dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.

Dumani ka qene shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator.

Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa së fundmi ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij.

Nuredin Dumani gjithashtu mësohet se ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi e trafikuar në Francë.

Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka qenë i arrestuar më herët edhe për akuzën e vjedhjes.