Nuredin Dumanit, i cili tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, ku ka shokuar me dëshmitë e tij për botën e krimit, i është komunikua masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Mësohet se kjo masë është dhënë nga ambientet e spitalit të burgut, ku qëndron aktualisht Dumani, për shkak të plagëve të marra gjatë një atentati që iu bë në 29 mars në Elbasan.

Në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë’ Gjykata do të japë dhe masën për Henrik Hoxhajn, i cilësuar si bashkëpunëtor i drejtësisë, të cilit do i komunikohet vendimi veçmas Dumanit. Kujtojmë se ndaj Dumanit rëndojnë akuza për 17 vepra penale, nga vrasjet te vjedhjet.