16 Maj 2014 – Boksieri shqiptar i kategorisë kruzer, Nuri Seferi, të premten mbrëma ka mposhtur hungarezin Tamas Lodi për titullin WBO Europe.
Seferi ka rikthyer këtë titull të cilin e ka mbajtur edhe dy vjet më parë ndërsa tani synon titullin e botës.
Për Seferin 37-vjeçar kjo ishte përballja e 42-të në boksin profesionist. Ai ka fituar 35 ndeshje (20 KO) dhe ka pësuar gjashtë humbje. Kundërshtari i tij, Lodi ka bilanc prej 13 fitoreve (11 KO), një humbjeje e një barazimi.
Lodi bëri befasi më 30 nëntor të vitit të kaluar duke e mposhtur finlandezin Janne Forsman në Finlandë me nokaut në raundin e 11-të në luftën për titullin WBO Europe, që ishte vakant atëbotë.





