26 prill 2015 – Kampioni shqiptar i boksit, Nuri Seferi mbron bashkëkombasit e tij, pas lajmin se ministrja maqedone i quan shqiptarët të egër. “Krenarinë time që jam shqiptar nuk do mund ta lekund askush e aq me pak do ardhacak të pavler të ardhur nga karpatet e Rusisë. Aq më pak të toleroj nje lavire ( ministresh ) qe çdo ditë fyen shqiptaret ne menyrë të ndryshme”, poston Seferi në rrjetet sociale.

Ai bën thirrje për vetëndërgjegjësim të shqiptarëve kundrejt këtyre deklaratave. Ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, gjatë përgjimeve të publikuara fyen shqiptarët e Maqedonisë, duke i quajtur “indianë”. (lexo http://www.durreslajm.com/aktualitet/%E2%80%9Cshqiptar%C3%ABt-fis-i-eg%C3%ABr-indian%C3%AB%E2%80%9D)

Nga pala shqiptare reagimi ka qenë i vakët, duke detyruar Nuri Seferin të dalë në mbrojtje të bashkëkombasve të tij.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”