16 gusht 2014 – Nuri Seferi do të ngjitet sërish në ring brenda këtij viti për një tjetër përballje. Boksieri me origjinë shqiptare e bën të ditur lajmin në faqen e tij në Facebook, ku thekson se sfida do të zhvillohet në datën 31 Tetor. Në këtë prononcim, Seferi nuk publikon emrin e kundërshtarit të tij të radhës ndaj të cilit do të mbrojë titullin europian të fituar në muajin Maj.
“Miq të dashur, më lejoni t’iu informoj se më datën 31 Tetor do të ringjitem në ring për të mbrojtur titullin europian, sipas të gjitha gjasave sërish në Gjermani”, shkruan boksieri i lindur në Gostivar të Maqedonisë. Seferi është mbajtës i titullit kontinental WBO pasi mundi hungarezin Tamas Lodi. Gjatë karrierës së tij si profesionist, Seferi ka zhvilluar 43 takime, duke regjistruar 36 fitore dhe 6 humbje. 37-vjeçari ka lindur në Gostivar të Maqedonisë, porn ë vitin 1992 u transferua në Zvicër bashkë me familjen e tij.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





