Khabib Nurmagomedov nuk harron hapat e para të karrierës së tij. Kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, ka postuar sot një foto nga një duel që ka kryer me një ari. Ashtu si dikur, kur duelonte kur ishte ende një fëmijë.

“Me mikun tim të vjetër”, shkruan Khabib në faqen e tij zyrtare “Instagram”, ndërkohë që video e kësaj sfide me ariun po bën xhiron e rrjeteve sociale. Bashkë me kampionin rus janë edhe mjaft miq të tij që argëtohen nga kjo sfidë.

Khabib Nurmagomedov është ende i pezulluar pas incidentit të krijuar tetorin e kaluar (UFC 229). Ai pritet të duelojë sërish në kafaz në shtator të këtij viti ndaj “kampionit të përkohshëm” Dustin Poirier.