4gusht 2015 – Meqë jemi në periudhën e dasmave po bëjmë një sugjerim: Nuset mos të shohin të kenë shoqëruese vetëm vajzat e reja, bashkëmoshatare të tyre. Një nuse në Amerikë zgjodhi ndër të tjera gjyshen e saj 89 vjeçe. Mbesa i kërkoi gjyshes nëse pranonte të ishte shoqëruesja e saj në ditën e dasmës dhe përgjigjja ishte pozitive. Ceremonia e zhvilluar në Pensilvani ka kaluar për mrekulli dhe gjyshja mund të themi se e tërhoqi të gjithë vëmendjen e të ftuarve me humorin e saj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/