Këtë fundjavë pritet të mbahet dasma e shumëpërfolur e çiftit, Elita Rudi dhe Gjiko. Prej disa kohësh dyshja ka nisur përgatitjet dhe herë pas here Elita i bën ndjekësit pjesë të gëzimit të saj përmes postimeve në rrjetet sociale.
Deri më tani moderatorja kishte zbuluar dy detaje të rëndësishme: ftesën dhe pajën, ndërsa duket se një vëmendje të veçantë kanë marrë edhe këpucët.
Elita ka postuar sot një foto të këpucëve të saj, të cilat i përkasin firmës së njohur “Jimmy Choo”. Të mbuluara nga gurët, këto këpucë duken shumë të bukura dhe shumë moderne.
Kjo firmë duket të jetë mjaft e pëlqyer për vajzat shqiptare pasi edhe Xhensila Myrtezaj, Marina Vjollca dhe Jona Spahiu në dasmën e tyre kanë zgjedhur të njëjtën markë.





