9 shtator 2015 – Nusja dhe vjehrri në një familje të Durrësit dhunojnë njëri-tjetrin.
Në njoftimet e përditshme të policisë, rastet e dhunës në familje janë gjithnjë prezente, fenomen i hidhur ky për shoqërinë shqiptare, por ato ngjarje ku protagonistë janë nusja e shtëpisë me vjehrrin, janë të rralla.
Kjo ka ndodhur në një familje të qytetit të Durrësit, ku vjehrri 72-vjeçar Sh.K. është rrahur me nusen e djalit, 29-vjeçaren J.K.
Policia e Durrësit njofton se të dy ata kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.
Në kushte të tilla, uniformat blu kanë plotësuar kërkesë- padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për nuse e vjehërr së bashku.
/S.L. portali DurresLajm/