Tiranë, 4 shtator 2014 – Armina Mevlani e dashura e Shkëlzen Berishës, djalit të ish Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, mund të mos jetë e lumtur?
Prej kohësh ata të dy shoqërohen bashkë dhe deri më tani dukej se gjithçka mes tyre shkonte më së miri, por…
Ka qenë pikërisht një foto e postuar nga vetë Armina në Instagram, që ka nxitur kureshtjen e të gjithëve dhe ka shtruar pyetjen nëse ajo është ende e lumtur, apo kjo ka qenë vetëm në të shkuarën.
Armina ka postuar këtë foto dhe si diçiturë i ka vënë “Throwback to when i was happy” (Kur unë isha e lumtur).
Çfarë do të thotë kjo? Mos vallë bukuroshja nuk ndihet ashtu siç duket në sytë e të gjithëve?
E palumtur në krahët e partnerit të saj të ri, apo ka diçka tjetër që e mundon?
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





