Një kampione për Ligën e Kampioneve. Studioja sportive e Champions-it do të rrezatohet nga modelja dhe aktorja simpatike shqiptare, Eva Murati. Ajo debutoi në mbrëmjen e së mërkurës, kur i solli fat Juventusit dhe Sevijës. Tashmë, fansat e garës elitare të Europës do të kenë një arsye më shumë për të ndjekur Championsin.
Modelja Eva Murati u ka shpallur sfidë edhe moderatoreve të tjera seksi të emisioneve sportive si Ilda Bejleri, Ina Qirjo, Hygerta Sako, Enkelejda Zeko, Marina Vjollca, apo Viola Spiro. Nëse do të shpallej një votim për moderatoren më seksi, me siguri Eva Murati do të ishte një konkurrente e fortë për vendin e parë.
Nëse shumë fansa e njohin më shumë si nusja e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, nga dita e mërkurë Eva Murati do të përmendet edhe si “sirena” e Champions-it në ekranet shqiptare.