Tiranë, 7 shtator 2014 – Tashmë ka dalë në dritë të diellit historia e dashurisë së djalit të Jozefina Topallit. Modelja e cila ka një lidhje me djalin e saj, tashmë nuk hezitojnë të japin deklarata dashurie dhe ta shprehin haptazi çfarë ndjejnë për njëri-tjetrin.
Për këtë lidhje duket se në dijeni ka qënë dhe Topali, pasi modelja është organizuar në shumë aktivitete të PD. Modelja Eva Murati dhe Genar Topalli, djali i ish-kryetares së Kuvendit, janë bashkë.
Dashurinë e tyre ata e kanë shprehur edhe në rrjetin social Facebook, duke komentuar fotot e dala bashkë. Jo vetëm kaq, por dy të rinjtë frekuentojnë të njëjtën shkollë, gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Genar Topalli shfaqet në kohështrirjen e faqes së Facebook-ut të modeles, duke i postuar këngë dashurieitaliane si “Piu Bella Cosa- Eros Ramazzotti”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





