Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare, Baris Arduç i ka dhënë fund beqarisë!

Mediat vendase shkruajnë se Baris u martua në Çeshme në një ceremoni private me partneren e tij, Gupse Ozay, aty ku po kalojnë pushimet dhe ftuan vetëm 5 persona për shkak të pandemisë së Covid-19.

Nga fotot e publikuar në rrjetet sociale, duket se çifti ka zgjedhur të jetë i thjeshtë, sidomos nusja, e cila ka veshur një fustan të shkurtër të bardhë me atlete dhe një makeup minimalist.

Aktori me origjinë shqiptare, i cili u bë i njohur në vendin tonë nga telenovelat “Dashuri me qira” dhe “Kuzgun” dhe Gupse Ozay janë në një romancë prej 6 vitesh.