Ndryshe nga vitet e kaluara, kur karriera si futbollist nuk i lejonte të shijonte pushime të zgjatura, apo kaq shumë kohë krah familjes, mesa duket ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, ka vendosur ta rifitojë kohën e humbur çdo ditë e më shumë. Disa herë gjatë ditëve të fundit ai na ka treguar se është duke kaluar pushimet në Saint Tropez.
Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar disa video gjatë një feste me bashkëshorten Monika dhe miq të tij, e për këtë arsye u bëmë kuriozë për të kontrolluar edhe postimet e bashkëshortes, nga Instagrami i saj.
Shikoni në videon e mëposhtme se si Monika kërcen vallen e Tropojës.