22shtator 2015 – Një infermiere e cila po përpiqej t’i shpëtonte jetën një burri teksa po bënte setin fotografik të dasmës së saj është quajtur si “nusja më e bukur” në Kinë, për përpjekjet e saj heroike.
Guo Yuanyuan, raporton Top Channel ishte duke kryer setin e fotove në një resort buzë detit në qytetin Dalian të Kinës, kur një person pësoi atak kardiak teksa notonte. Ai u soll në breg por nuk mundi të mbijetonte.
E veshur me fustanin e saj të dasmës, Guo vrapo menjëherë tek ai për t’i dhënë ndihmën e parë. Për 20 minuta ajo u përpoq ta sillte në jetë, por e pamundur. Fotot u postuan në rrjetin social popullor kinez Weibo.
/portali DurresLajm/