Mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur MC Kresha i dha fund beqarisë në nje festë që erdhi surprizë për të gjithë ndjekësit e tj. Ai përflitej prej kohësh për një lidhje me një vajzë bukuroshe bjonde, por të dy janë treguar mjaft të rezervuar në publik.
Ajo është Erzina Shehu dhe nuk ka asnjë lidhje me artin. Erzina ka studiuar jashtë vendit dhe ështe menaxhere marketingu. Ajo ka ushtruar vazhdimisht profesionin e saj në Shqipëri, por edhe në Toronto, pasi prej katër viteve është pjesë e një kompanie atje.
Duket se Erzina nuk e ka qejf vëmendjen e mediave dhe të rrjeteve sociale, pasi nuk figuron në to, por tani që u martua me një nga reperët më të famshëm, mbase kjo gjë mund të ndryshojë.





