Një rast dhune me dy agresorë në familje, është regjistruar në Shijak, e policia ka plotësuar kërkesë padinë për të pajisur me urdhër mbrojtjeje nusen e shtëpisë.

Sipas policisë, nusja e re e moshës 21 vjeçe, është dhunuar nga vjehrri dhe nga kunata e saj.

Nuk dihen motivet që kanë çuar në këtë situatë të tensionuar në familje, por nusja e shtëpisë, shtetasja R.S., 21 vjeçe, ka paditur në polici vjehrrin R.T., vjeç 58, dhe kunatën D.T., vjeçe 33.

Babë e bijë akuzohen për dhunë fizike e psikologjike.

Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.