6 korrik 2015 – Një nuse e re nga Kina, natën e parë të martesës nuk e gjeti veten pranë burrit ashtu siç duhet të ndodhë në fakt, por e shtrirë pranë kunatit të saj.

Fillimisht kishin filluar të putheshin e më pas situata shkoi deri te marrëdhënia seksuale. Në mëngjes, kur e kuptoi se me cilin kishte fjetur, ngriti alarmin me të gjithë familjarët dhe të pranishmit në dasmë.

Por, si fillim ajo kishte kërkuar nga vëllai i burrit një shumë parash për të heshtur, por ai kishte refuzuar. Çështja shkoi deri në gjykatë, ku nusja e re e justifikoi veten duke thënë se kishte ngatërruar dhomën kur kishte dalë nga banja dhe kishte fjetur me kunatin e saj.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/