Rrihen nuse – vjehërr dhe kërkojnë urdhër-mbrojtjeje të dyja ndaj njëra-tjetrës.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Gosë të Kavajës, ku nusja 16-vjeçare me inicialet F.B., është përleshur fizikisht me vjehrrën e saj, 58-vjeçaren Shqiponja Sinemata.

Sipas policisë, sherri mes tyre ka ndodhur në banesë. Pas ngjarjes, dy gratë shkuan në komisariat ku plotësuan kërkesë-padinë për të marrë urdhër-mbrojtjeje.