Vijojnë denoncimet për dhunë në familjet e Durrësit.
Policia ka plotësuar një ditë më parë kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për një nënë 78-vjeçare, shtetasen J.K. banuese në Durrës.
E moshuara është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga nusja e djalit, shtetasja M.K., 47 vjeçe.
Burimet policore bëjnë me dije se materialet në ngarkim të nuses, u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, në bazë të ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





