Nusja rreh për spital vjehrrin e vjehrrën. Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 09:30 në Prizren, ka arrestuar një grua pasi ka sulmuar fizikisht prindërit e burrit, duke i bërë për spital.

Është bërë e ditur se ata janë derguar në spital dhe janë mjekuar.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat vjehrrit e saj. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.