Nuset dihet që nuk shkojnë mirë me vjehrrat dhe njerëzit e burrit në përgjithësi, por jo në të gjitha rastet kjo është e vërtetë.
Ngjarja e fundit që ka ndodhur sot në Shkodër vërteton edhe një herë raportin e acaruar mes palëve.
Pak pas mesnatës së djeshme, rreth orës 00:20 duke gdhirë e premte, në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës, nusja mësohet se ka tentuar të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën.
Autorja mësohet se është shtetasja Ela Palushi. Thuhet se fatmirësisht të dyja gratë kanë shpëtuar pa dëme.
Burimet thanë se ka qenë bashkëshorti që e ka ndalur nusen duke shpëtuar nënën dhe motrën. Policia ka arrestuar nusen dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.





