Del pergjigja e autopsisë së Rezarta Dhe Olsi Hajdarit të cilët u heluman 5 ditë pas dasmës në fshatin Xhyrë të Librazhdit, e për pasojë humbi jetën 19-vjeçarja.

Autopsia konfirmon se Rezarta ka gjetur vdekjen nga monoksidi i karbonit ndërsa bashkëshorti i saj, Olsi arriti të jetonte.

Mësohet se helmimi kishte ardhur si pasojë e prushit që mbanin në dhomën e gjumit.

Familjarët e 19-vjeçares hodhën dyshime dhe në një vrasje por autopsia konfirmon se e reja humbi jetën nga helmimi i monoksidit të karbonit.