Një nuse në Moskë është goditur për vdekje me sëpatë disa ditë para martesës, ndërsa hetuesit kanë nisur kërkimin për të fejuarin e saj që është zhdukur.
Trupi gjysmë i zhveshur i viktimës Marina Pankratova, 26 vjeçe, u gjet në krevatin e shtëpisë së saj me plagë të tmerrshme në kokë e në fytyrë. Kohët e fundit ajo kishte raportuar në polici se fejuari i saj Alexander Voronin kishte ushtruar dhunë ndaj saj.
Dhëndri 28-vjeçar, i cili është nipi i një koloneli të shërbimeve të sigurisë FSB, ka marrë arratinë dhe po kërkohet për vrasje nga autoritetet.
Pankratova kohët e fundit kishte blerë dhe fustanin e dasmës dhe po bënte përgatitje për ditën e madhe, që do të zhvillohej muajin që vjen.
Nëna e dhëndrit zbuloi trupin e saj në qendër të kryeqytetit rus.
Një natë para zbulimit të trupit të Pankratova, kamerat e sigurisë kishin kapur Voronin që e godiste atë në fytyrë gjatë një debati.
Police konfirmoi se Voronin, i cili ka dy fëmijë nga një marredhënie e mëparshme, është i dyshuari kryesor për vrasjen.





