Thyerja e pjatave dhe të bërtiturat në emision kanë filluar të bëjnë xhiron e rrjetit pas transmetimit të emisionit Hell’s Kitchen nga Renato Mekolli.
Vetëm pak më parë, moderatori i emisionit “Në shtëpinë tonë”, Flor Agalliu ka publikuar një video, gjatë një shakaje që i ka bërë një prej ish-konkurrentëve të Hell’s Kitchen.
Teksa ai ka qenë duke gatuar, Flori ka kërkuar ndërprerjen e emisionit dhe ka filluar të bërtasë duke thyer pjatat. Fillimisht ish-konkurrenti ishte i qetë dhe pyeste Florin se ça kishte. Por teksa gjendja u bë paksa serioze, Flori filloi duke qeshur dhe i tregoi se thjesht po bënte shaka.
“Se kur nxefem i thyej me pjata me filxhanë! Hell’s Kitchen ndryshon orarin e transmetimit? Jo! Konkurrenti i eleminuar Erjon Merdini, i ftuar nesër “Në shtëpine tonë” vihet në lojë nga Florian Agalliu”, ka shkruajtur ai përbri postimit.





