Gjashtë nxënës të shkollave 9-vjeçare të Durrësit rezultuan mes 28 më të mirëve të konkursit shkencor në shkallë vendi. Konkurentët provuan dijet e tyre në lëndët matematikë, fizikë, kimi dhe biologji

Në ditët e fundit të muajit prill 2012, në mjediset e reja të kompleksit arsimor “Turgut Ozal” në Durrës, u zhvillua konkursi shkencor për nxënësit e klasave të nënta, që përfaqësuan 26 rrethe të vendit tonë. 149 konkurentët matën forcat e dijes në matematikë, fizikë, kimi dhe biologji. Zhvillimi i një konkursi të këtij lloji po kthehet në një traditë të dobishme për jetën arsimore të qytetit të Durrësit, njëkohësisht edhe të mbarë vendit. Veprimi është i thjeshtë në të menduar, ndërsa organizimi tepër i vështirë. Nëpërmjet DAR dhe ZA nëpër rrethe, njoftohen të marrin pjesë në konkurs nxënësit më të mirë të klasave të nënta. Të gjitha shpenzimet për shoqërimin, transportin, ushqimin dhe strehimin i përballon kolegji. Për të gjithë nxënësit, mbas provimit ishte hartuar me kujdes një program argëtues, që i kënaqi të gjithë. Në fillim një shëtitje pranë detit, në shëtitoren “Taulantia”, më pas një vizitë argëtuese në një nga qendrat tregtare të kryeqytetit dhe në fund të ditës, në mbrëmje, një vizitë në mjediset e kompleksit arsimor “T. Ozal” në Tiranë. Ndërkohë, e diela ishte një ditë e ngarkuar me emocione. Korrigjimi elektronik i nxori shpejt rezultatet, të cilat u shpallën paraditen e të dielës, në një veprimtari tepër argëtuese me muzikë, këngë, recitime e valle nga grupi artistik i vetë shkollës. Drejtori i kolegjit, Seser Erdoga, u shpreh i kënaqur me nivelin shkencor të nxënësve, si pasqyrim direkt i punës së mësuesve dhe i nivelit të shkollave shqiptare. Ai gjeti rastin t’i përgëzojë “miqtë” e vegjël, që kanë aftësi dhe guxojnë të merren me shkencë, e njëkohësisht guxojnë edhe të konkurojnë mes tyre në fushën e dijes. 

Sipas pikëve të grumbulluara u bë renditja e rretheve, ku në listën e gjatë, ekipi i Durrësit u rendit i dyti, pas atij të Elbasanit. I treti me pikë të barabarta ishte rrethi i Lushnjës dhe i Shkodrës. Me duartrokitje u përcollën emrat e 28 nxënësve fitues, të cilët veç çmimit të garës, përfituan bursa studimi të ndara në grupe sipas pikëve të marra. Sipas listës së fituesve, ekipi prej 10 nxënësish i Durrësit, ka një vend nderi, pasi gjashtë fitues durrsakë janë mes 28 më të mirëve, afërsisht 25.% e konkurentëve në garë.  

Lista e nxënësve fitues

 

Nr.

 

Emri  Mbiemri

Shkolla

Rrethi

Klasifikim

Bursa

1

Alboreno Voci

Devoll

Devoll

1

100.%

2

Bora Starja

I. Lambertini

Elbasan

2

100.%

3

Gledis Kallço

V. Prendushi

Durrës

3

100.%

4

Kristiana Muço

S. Libohova

Lushnjë

4

100.%

5

Isli Çela

Dituria

Shkodër

5

  80.%

6

Orgest Xhelili

7 Marsi

Tepelenë

6

80.%

7

Kamila Hasanbega

Avni Rustemi

Tepelenë

7

80.%

8

Ormal Lishi

Dituria

Shkodër

8

80.%

9

Daniel Qirjako

Iliria

Durrës

8

80.%

10

Igli Alivoda

Shkodër

Shkodër

8

80.%

11

Rega Kopliku

V. Prendushi

Durrës

9

70.%

12

Geraldina SAhani

S. Libohova

Lushnjë

10

70.%

13

Megi Gjeçi

Andon Xoxa

Fier

11

70.%

14

Dorian Leka

Rilindja

Durrës

12

70.%

15

Sara Koçi

Elbasan

Elbasan

13

60.%

16

Elvis Kamishi

Bulqizë

Bulqizë

14

60.%

17

Aurora Bardhoshi

V. Blloshmi 

Librazhd

14

60.%

18

Martin Vreshtazi

I.Qemali

Vlorë

14

60.%

19

Alda Marku

Rrëshen

Mirditë

14

60.%

20

Xhorxhina Facja

V. Blloshmi

Librazhd

15

60.%

21

Kozma Deçolli

Berat

Berat

16

60.%

22

Megi Mahmutaj

Berat

Berat

17

50.%

23

Xhesila Shaha

7 Marsi

Tepelenë

18

50.%

24

Lisbona Kastrati

Jusuf Puka

Durrës

19

50.%

25

Sindi Kotherja

Elbasan

Elbasan

19

50.%

26

Olta Kelo

Nënë Tereza

Durrës

20

50.%

27

Ani Pole

Rilindja

Gramsh

20

50.%

28

Gerta Shllaku

Selim Aliu

Peshkopi

20

50.%