Një situatë e tensionuar është krijuar sërish ditën e sotme në shkollën “Janaq Kilici” në Fier ku një ditë më parë u helmuan 60 persona, 58 nxënës dhe dy mësues nga hedhja e një sprajti me piper.

Dy ambulanca u shfaqën në oborrin i gjimnazit dhe familjarët e nxënësve u shqetësuan pa masë pasi menduan se mund të ndodhte ndonjë ngjarje si ajo e ditës së djeshme.

Por më pas u bë me dije se një vajze i kishte rënë të fikët për shkaqe që nuk dihen ende edhe pse drejtoresha e Zyrës Arsimore në Fier, Yllka Beci është shprehur se vajzës i kishte rënë të fikët se është shtatzënë dhe se nuk ka lidhje me situatën e djeshme.