Një 18-vjeçar ka ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj ish-mësuesit të tij. Ngjarja ka terrorizuar komunitetin ka ndodhur në Hull, në Angli.

Christian Dawson u la i verbër për 24 orë pas sulmit te 18-vjeçarit.

Lucas Mikoliunas e sulmoi ish-mësuesin e tij teksa ky i fundit ishte duke ecur. Dawson nuk e ka pare agresorin kur e ka qëlluar dhe e ka mësuar kur ka dalë nga spitali.

Mësuesi ka bërë denoncim në polici lidhur me ngjarjen dhe adoleshenti është arrestuar.

40 – vjeçari i është nënshtruar disa operacioneve pasi ka marrë dëmtime serioze në fytyrë dhe në trup.