Nxënsit e shkollave 9-vjeçare të qytetit të Durrësit kanë arritur një tjetër sukses në Olimpiadën e 24 të Matematikës që u zhvillua këtë fundjavë në Klinë të Kosovës.

Nga 14 çmime në total, nxënësit e klasave të shtata, teta dhe të nënta, fituan katër çmime të para, dy çmime të dyta dhe një çmim të tretë. Gjithashtu edhe 7 nxënësit pjesëmarrës të klasave të teta u vlerësuan me "Lëvdatë", duke qenë se ishin pak më poshte me pikë se zona e çmimeve.

Përgjegjësi i sektorit shkencor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës, Agron Xhyra është shprehur i kënaqur me rezultatet duke theksuar se "falë punës së vazhdueshme që kemi bërë me nxënësit që morën pjesë në këtë olimpiadë, ne morën 7 çmime nga 14 të mundëshme, një sukses që flet vetë, ashtu siç ndodhi edhe dy javë më parë në olimpiadën "Matematika 7" që u zhvillua në Durrës, ku tre nxënësit tanë nga Durrësi fituan tre çmimet e para."

Rezultatet e nxënësve nga Durrësi janë vlerësuar edhe nga organizatorët e Olimpiadës gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve ditën e diel në 19 maj. Në këtë olimpiadë morën pjesë 130 nxënës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe Lugina e Preshevës.

Fituesit sipas klasave:

Klasa e shtatë

1.Erina Çollaku, shkolla "Kushtrimi i lirisë", çmimi i parë

2.Irian Kuliçi, shkolla "Kushtrimi i lirisë", çmimi i parë

3.Lend Kalemasi, shkolla "Vinçenc Prendushi", çmimi i parë

4.Erka Koka, shkolla "Vasil Ziu", çmimi i tretë

Klasa e nëntë:

1.Sabrina Alushi, shkolla "Turgut Ozal", çmimi i parë

2. Tedi Kallço, shkolla "Vinçenc Prendushi", çmimi i dytë

3. Nijada Kacmoli, shkolla "Turgut Ozal", çmimi i dytë

Klasa e tetë:

1.Andrea Boduri, shkolla "Kushtrimi i lirisë", lëvdatë

2. Egis Lika, shkolla "Vincenc Prendushi", lëvdatë

3.Redis Madani, shkolla "Iliria", lëvdatë

4.Sofia Tozaj, shkolla "Turgut Ozal", lëvdatë

5.Erlisa Demneri, shkolla "Turgut Ozal", lëvdatë

6.Klidi Domi, shkolla "Kushtrimi i lirisë", pjesëmarrje