Më 23 nëntor, nxënësit e shkollës “Mihal Ekonomi” në Durrës u mblodhën për të festuar 75-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Të veshur kuqezi nën petkun e lirisë, zemrat e tyre ishin të mbushura me mirënjohje e nderim për ata që dhanë jetën për kombin e i dhuruan Shqipërisë lirinë.

Zemrat rrahën nën tingujt e këngëve dhe valleve, teksa me vargjet e pjesët teatrore që u vunë në skenë, fëmijët e shkollës “Mihal Ekonomi” përkujtuan mundin dhe sakrificën e dëshmorëve të rënë në luftë.

Të shoqëruar nga duartrokitjet e publikut, shfaqja përcolli emocione të shumta duke shënuar një tjetër arritje të kësaj shkolle, ku edukimi ndërthuret me artin.