Nxënësit e disa shkollave 9-vjeçare të Durrësit, falë punës së bërë për mbledhjen e materialeve të riciklueshme, mundësuan vendosjen e 5 koshave të parë të mbeturinave urbane për komunitetin e banorëve që kanë shtëpitë e tyre pranë lumit Ishëm.
Kjo arritje shënon një etapë të rëndësishme për lëvizjen vullnetare River Cleanup Albania, për ta pastruar në mënyrë të qëndrueshme lumin më të ndotur në Evropë dhe Shqipëri nga plastika.
Ideja e projektit ishte bashkimi i 3 shkollave të qytetit me një kompani private shqiptare të gjelbër për të ndërtuar 1 kosh plastik funksional për fshatrat përgjatë lumit Ishëm ku mungojnë kazanët e mbeturinave, dhe për pasojë mbetjet përfundojnë në shtratin e lumit.
Falë angazhimit të nxënësve janë realizuar 5 kosha plastikë funksionalë 1200L plastik për komunitetin e fshatrave Larushk-Arrameras, që deri dje mbetjet i hidhnin në lumin e Zezës. Falë angazhimit të RiverCleanUp Albania, 3 hotpote përgjatë lumit Zezë janë zhdukur.
Në këtë projekt janë angazhuar 7 shkolla: “Bajram Curri”, “Abedin Dino”, “Vinçenc Prendushi”, “Vasil Ziu”, “14 Nëntori”, “Ibrahim Kodra” dhe shkolla “Hajdar Hoxha”, në fshatin Larushk.
Ky projekt vullnetar u konkretizua pas 4 muajsh përpjekje që bënë shkollat e Durrësit, duke mbledhur dhe ricikluar shishet plastike nga shtëpitë e tyre drejt shkollave.





