Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, Njësia e Integrimit Evropian – Bashkia Durrës me mbështetjen e Projektit “Bashkitë për në Evropë” kanë organizuar një aktivitet informues-ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës “Shaqe Mazreku” përshirë edhe ata nxënës me aftësi ndryshe.

Me qëllim integrimin dhe ndërveprimin midis nxënësve me aftësi ndryshe me nxënësit e tjerë të shkollës, është zhvilluar një aktivitet sportiv në fushat sportive tek “Vala Park”, i cili është dhe parku më i ri urban në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti, në mini ekspozitën në këndin e dedikuar, u prezantuan punimet artistike të realizuara me dorë nga vetë fëmijët me aftësi ndryshe në shenjë solidariteti për ato fëmijë me nevoja të veçanta. Fotot u shpërndanë në rrjetet sociale nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako.