14-vjeçarja Anna medenese, 14 vjeçe, nuk ia ka dalë dot. Nxënësja ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spital, ndërsa një ditë më parë ishte ndjerë keq, kur ishte në ambientet e shkollës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Padovës, Itali.
Prindërit e saj kanë autorizuar mjekët për dhurimin e organeve të adoleshentes. 14-vjeçarja ka humbur ndjenjat paraditen e së mërkurës në klasë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Kohët e fundit, adoleshentja vuante nga marramendjet dhe të vjellat. Do të jetë autopsia që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së adoleshentes, raporton Il Messaggero.
Po në Itali, mëngjesin e sotëm, një 19-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, u ndje keq në klasë në qytetin Makari, Itali. I riu shqiptar Osvaldo Kenka humbi jetën në spital.





